Një e mitur ka raportuar se është mbyllur brenda në banesë.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën në Kaçanik.
Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë thyer derën e objektit dhe kanë liruar viktimën.
“ Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se është mbyllur brenda në banesë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë thyer derën e objektit dhe kanë liruar viktimën”, thuhet në raport.
Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari kosovar që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/