Një cisternë dyshohet se ka shpërthyer para pak minutash në një pompë të derivateve në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën për një shpërthim, dyshohet se ka shpërthyer një cisternë në pompë të derivateve. Jemi në vendin e ngjarjes, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar”, tha ai.
Telegrafi do të ju mbajë të informuar për rastin.