Një person është arrestuar në Suharekë pasi i njëjti dyshohet se ka falsifikuar dokumente për të shitur një parcelë toke.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, vlera e tokës ishte 98 mijë euro dhe kishte për synim t’i shitej një qytetari nga Suhareka.
Po ashtu, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Suharekë 02.07.2021-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se ai së bashku me dy persona tjerë kanë falsifikuar dokumente për ta shitur një parcelë toke në vlerë 98.000 € një qytetari nga komuna e Suharekës. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/