Një person ka kërkuar trajtim mjekësor pasi i njëjti dyshohet se është vetëplagosur nga arma e zjarrit.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:40, në Drenas.
Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tre fishekë.
“Një mashkull kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor pasi i njëjti dyshohet se është vetëplagosur nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tre fishekë, ndërsa arma që dyshohet se është përdorur nuk është gjetur. Rasti në hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raport. /Telegrafi/