Telegrafi

Dyshohet se është rrëmbyer një vajzë pranë shkollës “Smajl Hajdari” në Pejë

Një vajzë dyshohet se është rrëmbyer sot në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi konfirmoi për Telegrafin se ngjarja ka ndodhur pranë shkollës  së mesme të ulët “Smajl Hajdari”.

“Rreth orës 12:30 minuta një femër me afërsi të shkollës së mesme të ulët ‘Smajl Hajdari’ në Pejë, është marrë nga dy persona dhe është futur në një makinë e cila është larguar në drejtim të panjohur”, tha ai.

Gashi bëri të ditur se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e trajtuar rastin./Telegrafi/