Site icon Telegrafi

Dyshohet se edhe një gjeneral rus është vrarë nga ukrainasit, i nënti që kur filloi pushtimi i Ukrainës

Raportohet se edhe një gjeneral rus ka humbur jetën gjatë luftimeve të ashpra me ukrainasit, që assesi nuk e kanë ndërmend të lejojnë ushtrinë e Vladimir Putinit t’i pushtojë.

Bëhet fjalë për Alexander Bespalov, komandant i regjimentit të 59-të të tankeve, që u vra gjatë betejës nga mbrojtja ukrainase, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Konvoji 10 kilometra i ushtrisë ruse lëvizje drejt lindjes së Kharkivit, imazhet satelitore e tregojnë këtë

Me Bespalovin, po bëhen nëntë zyrtarë të lartë ushtarakë që presidenti rus Vladimir Putin po i humb nga fillimi i pushtimit të Ukrainës – pra nga 24 shkurti e deri më sot.

Funerali i Bespalovit është mbajtur të premten në qytetin rus Ozersk, raportojnë mediat lokale.

Lexo po ashtu Zelensky: Qëllimi i Rusisë nuk është vetëm shkatërrimi i Ukrainës, por i tërë projekti evropian

Në anën tjetër, ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka vlerësuar se Rusia ka humbur mbi 19 mijë ushtarë në Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version