Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një femër.
Në raportin 24-orësh, bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Telegrafi.
“Rugovë, Pejë 16.08.2024. Me datë 17.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me datë 16.08.2024 dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/