Policia e Kosovës njoftoi për një rast në Drenas, ku një person dyshohet se i ka dhënë kokainë një të miture dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të.
Policia njofton se i dyshuari është arrestuar.
“Gllogoc 11.11.2024 – 18:00. Viktima femër kosovare e mitur, ka informuar se nga i dyshuari mashkull kosovar, i është dhënë substancë narkotike e llojit kokainë, dyshohet se më pas me viktimën është abuzuar seksualisht”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/