Një person është identifikuar dhe arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm seksual”.
Në raportin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 12:00, në Prishtinë.
Po ashtu sipas raportit bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/