Pesë persona të prekur me coronavirus dyshohet se kanë vdekur sot në Klinikën Infektive të QKUK, duke çuar nç 71 numrin e viktimave nga ky virus në Kosovë
Vdekjen e një 70-vjeçari nga Mitrovica e kanë konfirmuar familjarët e viktimës, më saktësisht vajza e të ndjerit.
Ndërsa, askush nga zyrtarët e shëndetësisë as nga QKUK, as nga Ministria nuk i kanë konfirmuar rastet e vdekjes.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë drejtuesë të Klinikës Infektive, QKUK-së dhe Ministrisë të Shëndetësisë, por ata kanë qenë të paqasshëm.
Të infektuarit dyshohet se kanë vdekur në mungesë të oksigjenit.
Klinika e Infektive që nga mëngjesi është rrethuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës, kurse ekipet e Mjekësisë Ligjore janë parë pranë Klinikës Infektive duke bartur katër kufoma në raste të ndara.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, kanë qëdruar në Klinikën Infektive, pot ai është larguar nga Qendra Klinike Universitare të Kosovës, pa e thënë asnjë fjalë para medieve.
Në njoftimin e IKSHPK-së të shtunën u raportua për tetë viktima nga coronavirusi, kurse me pesë rastet e sotme, shkon në 71 numrii i përgjithshëm të viktimave.
Sot në ora 13:00, kryeministri Avdullah Hoti do të takohet me drejtuesit e institucioneve shëndetësore. Edhe Qeveria e Kosovës, pritet që të mbajë mbledhje në orën 15:00, ku pritet të vendosen masa të reja kundër koronavirusit./Telegrafi/