E plotësuar- Majori Shkëlzen Xhafa, ka thënë para mediave se kërcënimi për mjete të dyshuara ka ardhur përmes një telefonate të bërë në stacionin policor rreth orës 10:30.
E plotësuar- Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Telegrafin se rreth orës 10:30 kanë pranuar informatën se në dy objekte në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë , ndodhen mjete të dyshuara shpërthyese.
“Menjëherë pas marrjes së informatës në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat aktualisht janë duke u marr me rastin”, ka thënë Ahemti.
Ahmeti ka shtuar se për detaje tjera ju njoftojmë me kohë. /Telegrafi/
Dyshohet për mjet shpërthyes në afërsi të stacionit policor në Prishtinë (Video)
Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën “Luan Haradinaj” në afërsi të stacionit policor të njohur si “92-shi”.
Sipas informacioneve të para jozyrtare dyshohet se aty është vënë një bombë. Policia ka dalë në vend ngjarje dhe është duke kontrolluar perimetrin për rreth Këshillit Gjyqësor me qenë nuhatës.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar. /Telegrafi/