Telegrafi

Shpërthim te liqeni i Ujmanit – dëmtohen dy vetura

Një mjet shpërthyes është hedhur pak minuta më parë tek liqeni i Ujmanit, saktësisht afër pjesës ku po freskoheshin qytetarët.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

“Ka pasur një shpërthim, janë dëmtuar dy vetura. Nuk raportohet për të lënduar. Policia po merret me rastin”, deklaroi Elshani.

Ndërkaq sipas raportimeve thuhet se hedhja e mjetit shpërthyes është bërë pak minuta pas kalimit të autoblindës së policisë. /Telegrafi/