Site icon Telegrafi

Dyshja e Reims, Berisha e Zeneli ua urojnë përvjetorin e pavarësisë

Dyshja e klubit francez Reims, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli, përmes faqes zyrtare të Ambasadës së Kosovës në Paris, ua kanë uruar përvjtorin e 13-të të pavarësisë.

Kosova me 17 shkurt i mbush 13 vjet shtet, ndërsa urimet nga mbarë bota kanë filluar të vijnë drejt Kosovës.

Edhe dyshja e Përfaqësueses së Kosovës që luajnë në klubin francez Stade de Reims, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli pers një videoje kanë uruar për këtë përvjetor.

Video është publikuar nga Ambasada e Kosovës në Paris, ku dyshja shihen duke stërvitur së bashku.

“Përshëndetje të gjithë shqiptarëve, urime Pavarësia e Kosovës. Ju duam shumë”, ka thënë Berisha.

Në anën tjetër Zeneli ka uruar po ashtu në gjuhën franceze. /Telegrafi/

Exit mobile version