Telegrafi

Dyshimet se Luizi gënjeu për tumorin, banorët e Big Brother VIP Albania të frustruar – Kejvina nis të qajë

Një ngjarje mjaft tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Big Brother VIP Albania.

Kjo pasi që në fillim të spektaklit, është diskutuar mbi momentin kur këngëtari Luiz Ejlli ka treguar në shtëpi se vuan nga një sëmundje e rëndë.

E gjersa i është kërkuar shpjegim për këtë, artisti shkodran ka refuzuar të flasë duke ndryshuar deklaratat, fillimisht duke thënë se ka qenë fjala për një shok të tij, gjersa më pas ka thënë se edhe ai ka pasur simptoma të njëjta.

Sido që të jetë, kjo ka ngjallur revolta të mëdha te banorët e tjerë, të cilët kanë ngritur dyshime se Luizi është duke gënjyer.

Kejvina nuk e ka përballuar sot emocionin, duke shpërthyer në lot pasi ka thënë se është shumë e ndjeshme ndaj një sëmundje e tillë, pasi gjyshi i saj ka vuajtur nga kjo.

Ndërkohë, produksioni ka vendosur që ta shoqërojë me kamerë këngëtarin Luiz Ejlli drejt qendrës spitalore “Nënë Tereza” për të kryer testet mjekësore dhe për të hequr të githa dyshimet. /Telegrafi/