Telegrafi

Dyshimet për trukimin e ndeshjeve në Kosovë përfshihen në një raport në Interpolit

Interpoli e ka publikuar të përjavshmen “Integrity in Sport” (“Integriteti në Sport”), e cila monitoron zhvillimet kryesore në korrupsionin në sport në mbarë botën.

Në listën e hetimeve përfshihet edhe skandali i supozuar me montimin e rezultateve në futbollin e Kosovës.

Një skandal me trukime ndeshjesh tronditi turneun e kampionatit në futbollin e Kosovës. Bastvënësit ishin të vendosur, si në Kosovë ashtu edhe në Francë, ndërsa aktiviteti i tyre i organizuar kriminal ishte hetuar për gati një vit – thuhet në raportin e publikuar nga boxscorenews.com.

Kujtojmë që mediat franceze së fundi raportuan se në futbollin kosovar mund të ketë pasur montime të rezultateve në disa ndeshje duke tronditur kështu opinionin sportdashës në vendin tonë.

Lexo po ashtu Ademi flet pas skandalit me kurdisje: Jemi në pritje të bashkëpunojmë, do t'i luftojmë fuqishëm dukuritë negative

Ndërsa në mesin e hetimeve për trukime ndeshjesh në raportin e Interpolit është përmendur edhe një skuadër indonesiane basketbolli, e cila është pezulluar përkohësisht. Po ashtu, në Izrael kanë bërë bujë akuzat e supozuara për ryshfet në kuadër të Federatës së Gjimnastikës.

Lexo po ashtu Dyshimet për kurdisjen e rezultateve në Kosovë, Prokuroria: Po e trajtojmë rastin

Në këtë listë përmendet edhe “një ish-lojtar i një ekipi profesionist të futbollit spanjoll, i cili u akuzua nga policia për dyshimin se ishte përfshirë në një incident të trukimit të ndeshjeve”, i cili thuhet se është liruar nga paraburgimi.

Po ashtu, “në Spanjë, një hetim për trukimin e ndeshjeve në sfidën e Copa del Rey rezultoi në arrestime të shumta”. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Fituan qindra mijëra euro në baste me ndeshjet e futbollit të dyshuara për trukim në Kosovë, nëntë persona në pranga në Francë