Site icon Telegrafi

Dyshimet për dhunimin e 23 vjeçares nga Shqipëria – në mesin e të arrestuarve është babai i një ish-deputeti, sekuestrohet edhe një veturë

Foto: Ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodhur këto ditë në qytetin e Pejës, ku një 23 vjeçare, shtetase e Shqipërisë e cila vuan edhe nga problemet mendore, dyshohet se është dhunuar seksualisht nga dy persona.

Lidhur me këtë ngjarje tashmë janë arrestuar dy persona. Lajmin për arrestimin e tyre ka konfirmuar për Telegrafin nga Prokuroria Themelore e Pejës.

“Dy persona janë arrestuar për veprën penale të dhunimit të 23 vjeçares nga Shqipëria”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Lexo po ashtu Rasti i dhunimit të 23 vjeçares nga Shqipëria – arrestohen dy persona në Pejë

Telegrafi mëson se të arrestuarit janë Sh.B dhe I.G. Njëri nga të arrestuarit është edhe babai i një ish-deputeti të Kuvendit të Kosovës.

Lidhur me rastin është sekuestruar edhe një veturë.

Telegrafi ka provuar të kontaktoi me ish-deputetin, por deri në momentet e publikimit të këtij shkrimi nuk është përgjigjur.

Ngjarja e rëndë për 23 vjeçaren dyshohet të ketë ndodhur në një motel në qytetin e Pejës.

Lexo po ashtu Dyshohet se një vajzë me probleme mendore u dhunua në Pejë

Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë siguruar vendin e ngjarjes ku janë duke kryer hetimet. Të dyshuarit ndodhen ende në stacionin policor në Pejë ku janë duke u marrë me procedurat e intervistimit.

Ndryshe, rasti i rëndë u zbulua pasi motra e viktimës e raporti atë si të zhdukur, dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, vajza u gjet në Pejë.

Pasi vajza u gjet, gjendja e saj nuk ishte e mirë dhe e njëjta u dërgua për ekzaminimet e nevojshme. /Telegrafi/

Exit mobile version