Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Lipjan, që ka të bëjë me lëndë narkotike.
Telegrafi merr vesh se dyshohet për një sasi mbi 2 tonë të llojit kokainë.
Policia e Kosovës ende nuk kanë konfirmuar një aksion të tillë për Telegrafin.
Ndryshe, mediet në Shqipëri raportojnë nga burime të vetat se 2 ton e 200 kg kokainë janë sekuestruar në Kosovë.
Operacioni, siç bëjnë me dije mediet atje u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane.
Po ashtu, ata thonë se autoritetet shqiptare kishin dy muaj që prisnin këtë ngarkesë pasi u sinjalizuan nga DEA amerikane.
Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia.
Sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliard eurove. Ndërkohë lajmi ende nuk është konfirmua nga pala shqiptare e as nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/