Site icon Telegrafi

Dyfishohet epërsia e Interit përballë Juventusit – Barella me gol fantastik

Interi ka realizuar edhe golin e dytë ndaj Juventusit.

Nerazzurët dhe Zonja e Vjetër po përballen në kuadër të javës së 18-të në derbin e njohur si Derby d’Italia.

Goli i parë u shënua nga Arturo Vidali, që u asistua nga Nicolo Barella në minutën e 13-të.

Ndërsa tani, Barella është futur në listën e realizatorëve me golin e shënuar në atë të 52-në.

Mesfushori italian deri më tani në këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka bërë pesë asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version