Ylli i Juventusit, Paulo Dybala ka rezultuar pozitiv me coronavirusin e njohur si Covid-19 për herë të katërt në gjashtë javë.
Ylli argjentinas konfirmoi përmes Instagramit më 21 mars se ai dhe e dashura e tij Oriana Sabatini të dy rezultuan pozitiv në testin e Coronavirusin.
Kjo erdhi pasi Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi gjithashtu kontraktuan virusin.
Sipas mediumit spanjoll El Chiringuito, Dybala ka bërë katër prova gjatë gjashtë javëve të fundit dhe më e fundit ishte pozitive.
Kjo do të thotë që ai nuk ka qenë në gjendje të largojë sëmundjen ngjitëse dhe mund të kërkojë trajtim më intensiv.
Ai nuk do është lojtari i vetëm aktualisht i prekur nga virusit, pasi portieri i Atalanta, Marco Sportiello gjithashtu është ende pozitiv.
Hapi tjetër i mundshëm do të ishte një test gjaku për të parë nëse Dybala ka zhvilluar antitrupa, dhe nëse po, sa prej tyre.
Ndryshe, rikthimi i argjentinasin në rifillimin e stërvitjeve me 4 maj duket aktualisht i pamundur, pasi do të rrezikonte veten dhe ekipin. /Telegrafi/