Telegrafi

Dybala: Totti një kampion absolut

Paulo Dybala ka insistuar se kapiteni i Romës, Francesco Totti është një kampion absolut.

Ekipi i Juventusit potencialist do të vulosë Scudetton me një fitore të dielën mbrëma pikërisht në derbin e fundit ku në fushë mund të jetë Totti dhe Dybala ka shprehur gjithë respektin për të.

“Totti? Ai është një legjendë. Është e vërtetë. Unë nuk e njoh Tottin si person, por më pëlqen Buffoni si lider dhe kampion i përjetshëm. A e shoh unë veten duke luajtur në moshën 40 vjeçare? Nuk e di…”.

“Zidane? Ai është shembulli që e ndjek. Prej të tjerëve më pëlqen Ronaldinho”, deklaroi Dybala.

Juventusi takohet me Romën të dielën mbrëma në Olimpico. /Telegrafi/