Telegrafi

Dybala do ta bartë numrin legjendar 10 (Foto)

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, do të ndjekë hapat e legjendave të Zonjës së Vjetër duke bartur numrin 10 në fanellë në sezonin e e ri.

Argjentinasi do ta zëvendësojë numrin 21, të cilin e ka bartur që nga viti 2015, me numrin 10, i cili ka qenë i pashfrytëzuar prej se Paul Pogba u largua nga Bianconerët.

Ky vendim i Juves është një deklaratë se klubi nuk dëshiron ta lejojë largimin e sulmuesit drejt klubeve që po e kërkojnë me ngulm – në veçanti, Barcelona.

Po ashtu, kjo do të thotë se skuadra do të ndërtohet rreth ‘La Joya’ si lojtari kryesor i fazës ofensive.

Në të kaluarën, numri 10 te bardhezinjtë është bartur nga emra të tillë, si Omar Sivori, Michel Platini, Roberto Baggio e Alessandro Del Piero.

Ndërsa në vitet e fundit, këtë numër e kanë pasur në fanellë, Carlos Tevez e Pogba, të cilët nuk janë më pjesë e Juves. /Telegrafi/