Telegrafi

Dybala shpreson ta realizojë transferimin te PSG

Paulo Dybala ende mund të largohet nga Juventusi, pasi situata në klub nuk po përmirësohet.

Sulmuesi argjentinas thuhet se nuk është i lumtur me trajtimin që po i bën Zonja e Vjetër, pasi në fundjavën që shkoi ishte në stol në fitoren ndaj Parmës.

Dybala fillimisht ishte lidhur me një kalim te Manchester United dhe te Tottenham Hotspuri, mirëpo afati i transferimeve në Angli u mbyll më 8 gusht.

Pak ditë më vonë, interesim për shërbimet e La Joyas ka shprehur edhe Paris Saint-Germian, që ende tenton ta bind lojtarin që të kalojë në Parkun e Princave.

Lexo po ashtu Agjenti i Dybalas tregon se përse nuk u realizua transferimi i argjentinasit te United apo Tottenhami

Sidoqoftë, Tuttosport tani raporton se 25-vjeçari ishte i befasuar nga vendimi i Maurizio Sarrit që të qëndronte në stol në ndeshjen hapëse të sezonit.

Sulmuesi është i shqetësuar se nuk do të ketë edhe më tej hapësira në klub, e që kjo bën që ta kërkojë kalimin te PSG. /Telegrafi/