Telegrafi

Dybala: Shpresoj të ribashkohem me Pogban dhe t’i përjetojmë sukseset e mëdha

Paul Pogba dhe Paulo Dybala (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, vazhdon të jetë temë e spekulimeve thuajse para çdo afati kalimtar.

Real Madridi dhe Juventusi janë dy klubet me të cilët është lidhur në muajt e fundit, ndërsa ish-bashkëlojtari i tij, Paulo Dybala, shpreson që të ribashkohet me kamponin e botës.

“E kam pasur rastin të ndaj gjëra të mëdha me të dhe shpresoj që ta përsëris një ditë”, ka deklaruar argjentinasi për UEFA.com.

(Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Kujtojmë që Pogba ishte pjesë e Juventusit gjatë viteve 2012-2016 dhe pastaj u kthye në Old Trafford duke u bërë asokohe futbollisti më i shtrenjtë.

Lexo po ashtu Juventusi vazhdon ta përfshijë Rabiotin në ofertën për Pogban

Gjatë kësaj jave futbolli do të rikthehet në Itali, ndërsa Zonja e Vjetër të premten (12 qershor) do ta zhvillojë ndeshjen kthyese të Kupës së Italisë kundër Milanit. Ndërsa më 20 qershor do të rikthehet Serie A. /Telegrafi/