Site icon Telegrafi

Dybala pritet të mungojë për ndeshjen ndaj Young Boys në LK

Paulo Dybala gjatë ndeshjes mes Juventusit dhe Napolit (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Juventusi priret të ketë një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj Young Boys në Ligën e Kampionëve.

Është Paulo Dybala ai që besohet se do të mungojë të martën, por do të kthehet në vikend ndaj Udineses.

Argjentinasi ka pësuar një lëndim të lehtë në gju pas duelit me Mario Ruin e Napolit.

Lexo po ashtu Skuadrat më moshën mesatare më të vogël dhe të më madhe në top pesë ligat evropiane

Pasi Cristiano Ronaldo do të mungojë për shkak të kartonit të kuq, atëherë me shumë mundësi nga minuta e parë në sulm do të luajnë Federico Bernardeschi dhe Juan Cuadrado.

Ndeshjen e parë Juve e fitoi ndaj Valencias me rezultat 0-2.

Paulo Dybala gjatë një aksioni të Juves ndaj Napolit (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Ndeshja e tretë e kampionëve të Serie A në Grupin H është kundër Manchester Unitedit, ndeshje kur edhe pritet të luajë Dybala.

Me formën e treguar në këtë fillim sezoni, skuadra italiane me bazë në Torino është favorite për të ppërfunduar e para në Grupin H, ashtu edhe ne Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version