Site icon Telegrafi

Dybala: Do më pëlqente që të luaja me Tottin

“Po, do të më pëlqente që të luaja me Francesco Totti, ta kisha shok, pasi ai është i madh”.

Kështu është shprehur Paulo Dybala për Sky Uno e Tv8, duke uruar që ta shohë të dielën në mbrëmje në fushë kapitenin e Romës në Olimpico.

“Të dielën do të vendose Spalletti për të”, theksoi sulmuesi i Juventusit.

“Totti”, tha Dybala, “është një mit ashtu siç është te Juve Buffon dhe shoh të njëjtën gjë: një kampion, një lider, një ekzemplar”. /Telegrafi/

Exit mobile version