Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala pranon se një lëvizje në Francë mund të bëhet në të ardhmen.
Dybala nuk po kalon ditët më të mira te Juvensuti, pas transferimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi në verë.
Situata e tij ka bërë që shumë klube të mëdha të interesohen për të dhe argjentinasi të lidhet me to.
Ylli argjentinas ka qenë lidhur me Real Madridin, Interin, por edhe klubin francez Paris Saint-Germain.
Është vet Dybala, i cili ka thënë se të luajë në Ligue 1 është diçka që ai është i hapur për të bërë.
“Të bashkoheni me Ligue 1një ditë? Pse jo ?! Kurrë mos thuaj kurrë!”, ka thënë fillimisht Dybala për Canal Plus.
“Por, tani për tani nuk është pjesë e planeve të mia”, përfundoi ylli argjentinas.
Gjatë fundjavës, ishte sugjeruar në Itali se Juve është e përgatitur ta shesë Dybalan këtë verë për të financuar planet e tyre tjera të transferimeve. /Telegrafi/