Paulo Dybala shpreson të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Superkupës së Italisë ku Juventusi përballet sot me Milanin.
Ndeshja zhvillohet sot nga ora 18:30 në Jeddah të Arabisë Saudite.
‘La Joya’ me të vërtetë duket se e shijon këtë takim, pasi ai ka gjetur rrjetën tri herë në përplasjet e Superkupës.
Kjo e vë atë në krahasim me Samuel Eto’on e Interit, Alessandro Del Piero dhe Carlos Tevezin e Juventusit, por edhe heroin e Milanit, Andriy Shevchenko.
Dybala shënoi gjatë fitores 2-0 kundër Lazios në gusht të vitit 2015, pastaj edhe dy herë në vitit 2017, po në takim me Lazion, megjithëse nuk arriti të shmangë humbjen 3-2.
Janë edhe dy lojtarë që e kanë gjetur rrjetën nga dy herë në Superkupë.
Ata janë mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini dhe sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain.
Pipita shënoi kur luante për Napolin. /Telegrafi/