Paulo Dybala është i vetëdijshëm se Juventusi do të ketë një ndeshje të vështirë ndaj Portos, ndërsa beson se Napoli mund t’i shkaktojë telashe Real Madridit.
Bianconerët kthehen në Ligën e Kampionëve në javën e ardhshme me udhëtimin në Estadio Dragao, ku sipas argjentinasit, i pret një sfidë e rëndë.
“Tash për tash duhet të mendojmë për Palermon, ndërsa pastaj ta fokusojmë vëmendjen te Liga e Kampionëve”.
“Po presim një ndeshje shumë të vështirë, në një stadium shumë të zhurmshëm. E kam pyetur Alex Sandron (ish-lojtarin e Portos) për këtë gjë dhe ai ma ka konfirmuar se nuk do të jetë lehtë”, ka deklaruar Dybala për Sky.
Gjatë intervistës, Dybala është pyetur edhe për humbjen e Barcelonës dhe ndeshjen ndërmjet Real Madridit dhe Napolit.
“Ishte një lojë shumë e mirë e PSG-së, jo vetëm se Barca luajti keq. Ata bënë presion të madh dhe shënuan gola të bukur”.
“Napoli? Do të jetë një përballje e mirë, ndërsa Reali nuk do t’i ketë gjërat nën kontroll. Të gjithë mendojnë se do të jetë lehtë për Realin, por Napoli bën futboll të mirë dhe nuk do të jetë aspak lehtë (për Los Blancos)”, ka shtuar Dybala. /Telegrafi/