Telegrafi

Dybala mungon dy javë?

Njoftimet e para thonë se Paulo Dybala do të mungojë nga 10 deri në 15 ditë, që do të thotë se do të mungojë në ndeshjet e rëndësishme kampionale dhe të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi argjentinas u lëndua në humbjen prej 1-0 nga Milani, me ç’rast u detyrua ta lëshojë fushën.

Lexo po ashtu Tardelli: Dybala ngjan më shumë me Messin

Ai është ankuar për dëmtim të muskulit të kofshës, ndërsa në ditët në vijim do të bëhen ekzaminimet specifike.

Sidoqoftë, diagnoza fillestare është se ai mund të mungojë deri në dy javë.

Kjo do të thotë se nuk do të luajë në ndeshjet e Serie A, kundër Sampdorias dhe Napolit, dhe atë të Ligës së Kampionëve, kundër Olympique Lyonnais. /Telegrafi/