Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka thënë se skuadra e tij mund ta mposht çdo ekip në Ligën e Kampionëve.
Argjentinasi u kthye dhe luajti për 10 minuta në fitoren e Juves 2-0 ndaj Dinamos.
Juve mund të përballet me skuadra si Real Madridi, Bayern Munichu, Paris Saint-Germain dhe Manchester City.
“Nuk mendojmë se cila skuadër do të na bie, pasi ne mund të përballemi me të gjithë. Me lojtarët që kemi ne mund ta mposhtim çdo ekip”, ka thënë Dybala.
Dybala u pyet se a do të mund të luante si mesfushor pas sulmuesve me Mario Mandzukicin dhe Gonzalo Higuainin.
“Kjo është një pyetje për trajnerin, jo për mua. Nuk e kam problem ta luajë këtë rol dhe jam i lumtur edhe me rolin e sulmuesit”, ka nënvizuar ai. /Telegrafi/