Argjentinas Paulo Dybala mund të largohet nga Juventusi në fund të sezonit.
Dyshimin hidhen nga revista javore italiane Chi, e cila ka zbuluar se sulmuesi argjentinas nuk e ka zgjatur marrëveshjen me pronarët e vilës së tij luksoze në Torino.
Kjo pasi dëshiron të ndryshojë ambient në përfundim të kampionatit.
Por cili do të jetë destinacioni i ri i 24-vjerçarit? Sipas revistës Chi, argjentinasi do t’i bashkohet bashkombësit të tij, Lionel Messi, te Barcelona.
Dybala këtë sezone ka nisur mirë, por me kalimin e javëve rendimenti i tij pati rënie, aq sa Allegri e uli disa herë në bankë.
Situata e tij për tu bërë më e keqe erdhi edhe dëmtimi që do ta mbajë jashtë fushave për një kohë.
Ai mbetet duke punuar për tu kthyer, por fjalët se ai do të shkojë te Barcelona tashmë kanë filluar të qarkullojnë. /Telegrafi/