Juventusi i ka vënë çmim sulmuesit argjentinas, Paulo Dybala – bën të ditur Corriere della Sera.
Në javët e fundit, numri 10 i Zonjës së Vjetër ka qëndruar në bankën rezervë dhe është spekuluar për pakënaqësi, ndërkohë që klube të shumta janë të interesuara për shërbimet e tij.
Së fundmi, Manchester Unitedi është duke u angazhuar që t’i bindë drejtuesit e Juves që ta shesin sulmuesin, mirëpo shuma që ofrojnë Djajtë e Kuq është shumë e ulët.
Sipas mediave në Angli dhe në Itali, Unitedi ka përgatitur 68 milionë euro për 24-vjeçarin, mirëpo Bianconerët nuk do ta pranojnë këtë ofertë.
Drejtuesit e Juves do të nisin negociatat për shitjen e Dybalas vetëm nëse ndonjë klub ofron 150 milionë euro.
Dybala luan te Bianconerët që nga viti 2015 kur u transferua nga Palermo për 32 milionë euro (plus tetë milionë euro në formë bonusesh).
Në ndërkohë, është raportuar se bardhezinjtë i kanë vënë çmim edhe mbrojtësit të krahut, Alex Sandro.
Sipas Tuttosport, Juventusi është i gatshëm ta shesë brazilianin nëse ndonjë klub paguan 60 milionë euro. /Telegrafi/