Site icon Telegrafi

Dybala i kompleton ekzaminimet mjekësore te Roma

(Foto: Screenshot/Twitter/B/R)

Paulo Dybala i ka kompletuar ekzaminimet mjekësore te Roma dhe tashmë gjithçka është gati për nënshkrimin e kontratës.

Meqenëse Giallorossët ndodhen në Portugali në kampion stërvitor nën drejtimin e Jose Mourinhos, argjentinasi i ka kryer testet mjekësore në një klinikë private në Albufeira të qarkut Faro.

“Është një skuadër shumë e mirë”, u tha La Joya gazetarëve që ndodheshin jashtë spitalit Particular do Algarve.

Dybala i kishte pranuar kushtet personale të dielën mbrëma duke e zgjedhur Romën para Napolit, derisa Interi dhe Milani kishin hezituar të bënin oferta zyrtare.

 

Raportohet se ish-sulmuesi i Juventusit do të nënshkruajë konrtatë trevjeçare me përfitime sezonale prej gjashtë milionë eurosh duke i përfshirë edhe shtesat (prej afro 1.5 deri në dy milionë euro).

Lexo po ashtu Paulo Dybala arrin në Romë për t'i kompletuar testet mjekësore

Po ashtu, spekulohet për ekzistimin e një klauzole për prishjen e kontratës, e cila do të jetë valide nga viti 2023 që, sipas Sport Mediaset dhe Calciomercato.com, është ndërmjet 15 dhe 20 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version