Site icon Telegrafi

Dybala kërkon falje për pjesëmarrjen në festën e McKennie

Paulo Dybala ka kërkuar falje pasi u kap duke marrë pjesë në një festë të organizuar nga Weston McKennie.

Argjentinasi dhe shoku i tij i skuadrës së Juventusit, Arthur u kapën të dy në shtëpinë e McKennie ku ishin rreth 10 persona.

Kjo gjë është e paligjshme me masat aktuale të bllokimit në Torino për shkak të rasteve në rritje të COVID-19.

“Unë e di që në një moment kaq të vështirë për botën me COVID do të kishte qenë më mirë të mos bëja gabim, pasi isha gabim të qëndroja jashtë për darkë”.

“Nuk ishte një festë, por gjithsesi gabova dhe kërkoj falje”, shkroi Dybala në Instagramin e tij.

Sipas medieve italiane Juventusi mund t’i marrë masa disiplinore duke i pezulluar Dybala, Arthur Melo dhe McKennien nga skuadra për ndeshjen kundër Torinos të shtunën. /Telegrafi/

Exit mobile version