Site icon Telegrafi

Dybala: Kanë gjashtë vite që ankohen

Paulo Dybala thotë se Milani nuk duhet të ankohet për penallti, pasi kanë gjashtë vite që e bëjnë këtë gjë. 

Carlos Bacca barazoi ndeshjes pas një goli të Medhi Benatias, por në fund Dybala barazoi nga pika e bardhë për 2-1.

“Nuk ishte e lehtë. Ishte penallti e vështirë për ta gjuajtur, pasi të gjithë e mbajnë mend huqjen time në Doha. Për fat të mirë shënova”.

“Ne nuk flasim kur gjëra të tilla ndodhi kundër nesh. Dua t’i shoh të flasin për penalltinë që Cristian Zapata e shkaktoi kundër meje. Me Udinesen na u mohuan dy penallti, por ne nuk thamë asgjë”.

“Të tjerët ankohen për Juven në gjashtë vitet e fundit. Ndoshta duhet të zgjedhin ndonjë forme tjetër”.

Ai foli edhe për kontratën e tij të re.

“Jam i qetë për kontratën. Tashmë i kam dhënë fjalën klubi, pas pushimit do të ketë lajme të reja”, ka thënë Dybala. /Telegrafi/

Exit mobile version