Paulo Dybala ka thënë se ka dashur t’i përjetojë këto momente që nga fëmijëria, pas triumfit prej 3-0 kundër Barcelonës.
La Joya realizoi dy gola të bukur kundër katalunasve duke i ndihmuar skuadrës së tij që të vihet në një pozicion të mirë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
Mirëpo, argjentinasi i ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij se asgjë nuk ka marrë fund.
“Mendoj se bëmë një paraqitje të shkëlqyer, i shfrytëzuam disa prej rasteve që i patëm dhe është një rezultat pozitiv për atë që na pret në Camp Nou”.
“Jam shumë i lumtur. Shumë i lumtur, sepse si fëmijë kam dashur t’i përjetoj këto momente dhe sot ia arrita”.
“Jemi të gjithë në një moment pozitiv me shumë vetëbesim dhe është e rëndësishme që të shkojmë përpara dhe t’i arrijmë objektivat tona”, ka deklaruar Dybala për Mediaset Premium. /Telegrafi/