Paulo Dybala ka paralajmëruar se të gjithë e dinë se Juventusi do luaj në të njëjtin nivel me Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.
Bardhezinjtë kanë fituar tashmë Kupën e Italisë dhe titullin e gjashtë me radhë, kështu që janë një hap larg nga përfundimi i tripletës në Cardiff më 3 qershor në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Realit.
Ylli i skuadrës, Dybala mendon se Juve do të paraqitet ndaj Realit në finale në të njëjtin nivel dhe skuadra duhet të luaj pa ankth, ashtu sikurse kanë bërë në çdo ndeshje deri më tani.
“Ne do të shkojmë në Bologna për të fituar të shtunën, edhe pse tashmë kemi fituar titullin, sepse një performancë e mirë do të na ndez për Cardiff”, ka thënë fillimisht Dybala për Juventus TV gjatë një eventi sponsorizimi në Milano.
“Jemi të qetë, jemi të uritur dhe ka akoma 10 ditë për të shkuar, por tashmë kemi filluar punën në finale. Ne duhet të afrohemi pa ankth, ashtu siç bëmë çdo lojë tjetër të Ligës së Kampioneve deri më tani”, transmeton Telegrafi.
“Gjithkush e di se Juventusi do luaj në të njëjtin nivel me Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve, jo vetëm ne”.
“Ne do të japim më të mirën dhe nëse ata janë të fortë në sulm, atëherë ne kemi një mbrojtje të shkëlqyeshme. Deri më tani secili prej nesh ka dhënë gjithçka për të ndihmuar ekipin. Të gjithë besojmë në projektin e Juventusit”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/