Paulo Dybala do të nisë nesër (e hënë) stërvitjet me Juventusin dhe raportohet se i ka thënë agjentit të tij se nuk dëshiron të bashkohet me Manchester Unitedin.
Sipas raporteve të fundit nga La Gazzetta dello Sport dhe Sky Sport Italia, Dybala s i është caktuar të ketë testet e tij mjekësore të hënën në mëngjes dhe të rifillojë stërvitjen me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës.
Do të jetë hera e tij e parë që do të punojë me trajnerin e ri Maurizio Sarri, pasi ai ishte në një pushim të zgjatur pas impenjimit në Copa America me Argjentinën.
Ai mbërriti në Torino disa ditë më herët dhe ka mbetur kryesisht në shtëpinë e tij, por në kundërshtim me raportet në Angli, ai nuk u detyrua të stërvitej vetë.
Dybala thjesht nuk ishte planifikuar të rifillonte stërvitjen deri të hënën, së bashku me pjesëmarrësin tjetër të Copa Americas, Alex Sandron.
Pavarësisht se Juventusi dhe Unitedi janë dakord për një marrëveshje shkëmbimi midis Romelu Lukaku dhe Dybalas, lajmet e fundit nga Gazzetta dello Sport dhe të tjerëve në Itali thonë diçka tjetër.
Sipas tyre, argjentinasi i njohur si La Joya i ka thënë agjentit të tij se nuk dëshiron të bashkohet me Djajtë e Kuq. /Telegrafi/