Telegrafi

Dybala, heroi i Juventusit – torinezët fitojnë me shumë mund ndaj Milanit

Juventusi e ka fituar ndeshjen kryesore të javës së 12-të ndaj Milanit me rezultat 1-0 në kuadër të Serie A-së.

Zonja e Vjetër fitoi me shumë mund ndaj Rossonerëve që u shkaktuan shumë probleme, për të qëndrua kështu në hap me Interin në kreun e tabelës.

Pjesa e parë la shumë për të dëshiruar nga të dyja anët, pasi nuk kishin ndonjë rast të theksuar për të shënuar gol.

Juventus vs Milan (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

45-minutëshi i dytë filloi me një ritëm të lartë, derisa minuta e 55-të solli një moment befasie, por edhe kthese në lojë.

Maurizio Sarri e largoi nga fusha Cristiano Ronaldo që u pa shumë i nervozuar dhe shkoi drejtë zhveshtores, derisa në vendin e tij u fut Paulo Dybala.

Juventus vs Milan (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Ishte pikërisht La Joya që shënoi golin e fitores për kampionin në fuqi të Serie A-së, pas asistimit që pranoi nga Gonzalo Higuain në minutën e 77-të.

Juventus vs Milan (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitoreje, Juventusi vazhdon të jetë lider i ligës italiane me 32 pikë, një më shumë se Nerazzurët në pozitën e dytë.

Torinezët në xhiron e 13-të do të ketë punë me Atalantan, gjersa Milani do të përballet me Napolin në San Siro. /Telegrafi/