Paulo Dybala thuhet se është i gatshëm që të largohet nga Juvenusi në këtë afat kalimtar, derisa lidhet me në kalim te Manchester United ose Paris Siant-Germain.
Sulmuesi argjentinas ka kohë që po lidhet me një largim nga Zonja e Vjetër, ndërsa ka refuzuar që të kalojë te Interi si pjesë e shkëmbimit me Mauro Icardin.
Sipas asaj që raporton Tuttosport, Maurizio Sarri ka ndryshuar mendjen e tij, ndërsa Dybala është i gatshëm që t’i dëgjojë ofertat e dy klubeve evropiane.
Kampioni i Ligue 1 dhe Djajtë e Kuq, janë të gatshëm që të paguajnë rreth 80 milionë euro për shërbimet e 25-vjeçarit, mirëpo torinasit kërkojnë mbi 100 milionë euro.
Nëse sulmuesi argjentinas largohet në këtë afat nga kampioni i Serie A-së, atëherë Gonzalo Higuain do të qëndrojë në skuadër për sezonin e ri.
Dybala thuhet se është më afër transferimit në Old Trafford, duke ditur se mund të bëhet lider i skuadrës. Argjentinasi po ashtu nuk ishte i pranishëm në fitoren e Juventusit ndaj Interit në International Champions Cup./Telegrafi/