Telegrafi

Dybala gjithnjë e më afër PSG-së

Paulo Dybala (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Paulo Dybala do të zhvillojë një takim me Juventusin lidhur me interesimin e Paris Saint-Germainit për shërbimet e tij.

Kampioni francez është favorit për nënshkrimin e argjentinasit, duke qenë se transferimi në Ligën Premier, te Manchester Unitedi apo Tottenham Hotspur dështoi, pasi lojtari e refuzoi transferimin.

Duke qenë se Neymari dëshiron të kthehet në La Liga (te Barcelona ose Real Madridi), PSG ka nevojë ta përforcojë fazën ofensive.

Sipas Gazzetta dello Sport, është caktuar një takim ndërmjet agjentit Jorge Antun dhe zyrtarëve të Juves për ta diskutuar të ardhmen e sulmuesit.

Bianconerët e duan sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, ndërsa mund të grumbullojnë fonde me shitjen e Dybalas drejt PSG-së.

Edhe Sport Mediaset raporton se 25-vjeçari, i cili ka edhe tre vite kontratë me Juven, mund ta vazhdojë karrierën në Parc des Princes. /Telegrafi/