Telegrafi

Dybala fillon bisedimet me Manchester United për pagën, kërkon 10 milionë euro në vit

Agjenti i Paulo Dybalas është takuar me drejtuesit e Manchester United, ku është folur për pagën e tij që do ta këtë tek klubi anglez.

Dybala do të jetë pjesë e shkëmbimit me Romelu Lukakun, për të cilin po flitet shumë në media ditëve të fundit.

Sipas Sky Sport Italia dhe gazetarit të tyre Gianluca Di Marzio, lajm që përkrahet edhe nga Sportitalia dhe La Gazzetta dello Sport, agjenti i lojtarit ka qenë në Londër.

Dybala dhe Ronaldo

Mësohet se argjentinasi për kalimin në Old Trafford, kërkon hiq më pak se 10 milionë euro pagë neto.

Juve e vlerëson Dybalan rreth 100 milionë euro, ndërsa Manchester United i kërkon për Lukakun diku rreth 85 milionë euro.

Paulo Dybala gjatë një ndeshje kundër Interit (Foto: Getty Images/Guliver)

Klubi nga Liga Premier duhet të paguajë edhe 15 milionë euro te Juve.  /Telegrafi/