Paulo Dybala i ka thënë ‘jo’ edhe njëherë tjetër Ligës Premier, duke e refuzuar kësaj radhe Tottenhamin.
Fillimisht ai kishte refuzuar një shkëmbim me Romelu Lukakun dhe kalimin te Manchester United, ndërsa sulmuesi argjentinas i ka thënë jo edhe Tottenham Hotpsurit.
Klubi anglez edhe Juventusi janë pajtuar mes vete për ofertën prej 70 milionë euro.
Tani opsionet që Dybala përveç qëndrimit te juve janë dy.
Paris Saint Germain mbetet opsion i radhës, ndërsa nuk mohohet as kalimi te Interi, por vetëm nëse realizohet një shkëmbimi kokë më kokë me Mauro Icardin.
Paris Saint Germain duket më në avantazh, nëse Neymar transferohet te Barcelona. /Telegrafi/