Site icon Telegrafi

Dybala e pranon se u tundua nga paratë e ofruara nga Arabia Saudite, por një gjë ia ndryshoi mendjen

Paulo Dybala pranon se ka konsideruar ofertën e konsiderueshme prej 75 milionë eurosh nga Al-Qadsiah gjatë tri viteve, por shpjegon pse ai zgjodhi të qëndronte te Roma.

“Të gjithë pyesin për paratë. Unë vendos shumë gjëra në tryezë, si familjen time, gruan, qytetin, ekipin, duke dashur të rikthehem në ekipin kombëtar. Jam 30 vjeç, ndihem mirë, megjithëse shoh shumë kritika për lëndimet e mia, por përpiqem të kujdesem për veten”, deklaroi La Joya.

“Natyrisht, nuk mund të thuash se nuk mendon për këtë kur i sheh ato para, por ka shumë gjëra të tjera për t’u marrë parasysh dhe prandaj e mora vendimin (për ta refuzuar)”.

Si u përgjigj agjenti i tij kur u informua se nuk do të kishte komision të madh për transferimin në Saudi Pro League?

Dybala vazhdoi: “Nuk ndryshon asgjë për agjentin tim. Kam dëgjuar dikë të thotë se do të humbasë shumë para, por kjo nuk është e vërtetë. Ai thjesht donte që unë të isha i kënaqur me zgjedhjen time. Ai nuk është thjesht një agjent, ai është një mik dhe donte që unë të isha i lumtur”.

Për mënyrën se si reagoi klubi arab ndaj kthesës së papritur nga Dybala, ai tha: “Nuk e di se si e ka marrë klubi saudit, sepse nuk kam folur me ta!”.

Lexo po ashtu Ndryshime të mëdha brenda natës - Dybala dhe Roma refuzojnë ofertën arabe, lojtari konfirmon qëndrimin

La Joya kishte pastruar dollapin e tij në terrenin stërvitor të Trigoria dhe u kishte thënë lamtumirën shokëve të skuadrës dhe stafit. Megjithatë, pikërisht kur u duk se largimi i tij ishte përfundimtar, ai ndryshoi mendje.

Vendimi i tij i papritur gëzoi shumë tifozë Giallorossi, të cilët e vlerësuan me pankarta dhe brohoritje përpara ndeshjes në Stadio Olimpico. /Telegrafi/

Exit mobile version