Telegrafi

As Dybala e as Morata nuk arritën t’i marrin topin – ky i fundit e goditi me grusht Tonalin

Milan-Juventus u mbyll pa gola dhe përveç dy episodeve të dyshimta, nuk është se prodhoi shumë, aq sa edhe rastet ishin të pakta – për mos të thënë inekzistente.

Por, ka një moment që ndoshta VAR dhe gjyqtari nuk e panë dot mirë dhe nuk e gjykuan.

Ishte kur Sandro Tonali mbrojti topin nga Paulo Dybala dhe sidomos prej Alvaro Morata, në një duel tejet të ashpër.

Për një moment, spanjolli i acaruar e sheh se anëtari i Milanit nuk po e lëshon topin dhe e godet me grusht.

Natyrisht se kjo skenë është bërë virale në internet dhe VAR-i e as gjyqtari nuk sinjalizuan për karton të kuq të Moratas. /Telegrafi/