Paulo Dybala festoi titullin e gjashtë radhazi të Juventusit dhe shikon përpara për finalen e Ligës së Kampionëve, të cilën thotë se e duan atë me gjithë zemër.
Sulmuesi argjentinasi gjeti golin nga goditja e lirë në fitoren e sotme 3-0 ndaj Crotone, e cila vulosi titullin për këtë sezon në Serie A.
Megjithatë, Dybala nuk ngopet me Scudetton dhe Kupën e Italisë, pasi dëshiron ta fitojë edhe Ligën e Kampionëve dhe ta kompletojnë kurorën e trefishtë për këtë sezon.
“Është e mrekullueshme të shënosh dhe më pas të kesh këtë festë. Isha me fat që ta bëja edhe vitin e kaluar”, ka thënë fillimisht Dybala për Mediaset Premium.
“Ajo që po përjetojmë është unike”, transmeton Telegrafi.
“Fituam Scudetton, Kupën e Italisë dhe pas disa ditëve luajmë në Ligën e Kampionëve – ne jemi të vetëdijshëm për momentin ku po kalojmë dhe ne duam atë me të gjithë zemrat tona”, përfundoi sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/