Ka mundësi që ky të jetë sezoni i fundit i Paulo Dybalas me fanellën e Juventusit.
Për argjentinasin gjithmonë e më shumë po flitet për një transferim tek gjigantët spanjoll të Real Madridit dhe ngjarjet e fundit e konfirmojnë këtë.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat spanjolle, sipas të cilave sulmuesi argjentinas e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga bardhezinjtë në përfundim të këtij sezoni.
Ftohjen e 23-vjeçarit me klubin torinez e vërteton edhe mungesa e përshëndetjes me trajnerin Massimiliano Allegri pas zëvendësimit në ndeshjen e së dielës ndaj Sassuolos.
Ndërkohë, radioja Cadena COPE sot raporton se dëshira e Dybalas është të luajë në kampionatin spanjoll me Real Madridin.
Këta të fundit e kanë rrugën të hapur për të blerë lojtar pas lejes së marrë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.