Telegrafi

Dybala dhe Wijnaldum vazhdojnë të stërviten ndaras

(Foto: Getty Images)

Dy ditë pas barazimit ndaj Milanit në Stadio Olimpico, Roma vazhdon të mos i ketë në dispozicion dy nga futbollistët kryesorë të skuadrës.

Edhe pse është përfshirë në listën e rezervistëve për takimin e të mërkurës ndaj Moznas, Paulo Dybala është stërvitur ndaras nga pjesa tjetër e Giallorossëve mëngjesin e të hënës.

La Joya vazhdon të ketë probleme me nyjën dhe sipas La Gazzetta dello Sport, është ankuar edhe për një problem muskulor.

Lexo po ashtu Dybala e pranon se dikur i kishte thënë Ronaldos se e urrente

Në rast se nuk mund të luajë në udhëtimin te Monza në mesjavë, argjentinasi pritet të kthehet në derbin e fundjavës kundër Interit në kryeqytetin italian.

Situatë e ngjashme është edhe me Georginio Wijnaldum, i cili po ashtu është stërvitur ndaras nga pjesa tjetër e skuadrës.

Mungesa e holandezit pritet të jetë më afatgjate sesa e Dybalas, pasi ai nuk pritet të kthehet këtë javë. /Telegrafi/