Roberto Mancini ka thënë se mos blerja e Paulo Dybalas te Interi është dëshpërimi më i madh.
Italiani ka thënë se Nerazzurrët ishin afër lojtarit para se ai të vendoste të shkonte në Torino.
Mancini thotë se klubi nuk mund të ofronte më shumë për Dybalan, ku pastaj ai u bashkua me Juventus për 32 milionë euro me bonuse që shkojnë në 40 milionë.
“Dybala ka klas të jashtëzakonshëm: është pendimi im më i madh te Interi”.
“E kishim në dorë deri në fund. Ata mund të kenë ofruar më shumë”.
Sipas Mancinit, titullin do ta fitojë Juventusi edhe këtë vit, por në vitin e ardhshëm Interi do të jeta ty falë Suning. /Telegrafi/