Paulo Dybala thuhet se ka blerë një shtëpi të re në Milano, afër selisë së Interit, duke rritur spekulimet se ai do të nënshkruajë me Nerazzurrët në këtë verë.
Argjentinasi do të largohet nga “Allianz Stadium” në fund të kontratës së tij në qershor dhe Interi duket se janë në ‘pole position’ për të siguruar shërbimet e tij.
Nerazzurrët nuk kanë bërë ende një ofertë zyrtare për të nënshkruar me ‘La Joyan’, por Dybala nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkimit me rivalët më të mëdhenj të Juventusit gjatë verës.
Sipas Calciomercato.com, Dybala ka blerë një shtëpi të re në Milano, afër selisë së Interit.
Dybala nënshkroi kontratën muajin e kaluar dhe mund të transferohet përgjithmonë në apartamentin e tij të ri në javët e ardhshme nëse nënshkruan me Nerazzurrët.
Kjo nuk do të thotë se Dybala me siguri do t’i bashkohet gjigantëve të Serie A, por konfirmon se sulmuesi argjentinas i pëlqen qyteti dhe nuk do ta kishte problem të jetonte atje.
Paulo Dybala has reportedly bought a new home in Milan, close to Inter‘s headquarters, fuelling speculations that he will sign with the Nerazzurri in the summer. https://t.co/fbtzir2BUD #Dybala #Juve #Juventus #FCIM #Inter #Calcio #SerieA #Transfers
— Football Italia (@footballitalia) May 18, 2022
Drejtori i Interit, Beppe Marotta, prej disa muajsh është në bisedime me rrethin e sulmuesit dhe do të vendosë në tryezë ofertën e tij në ditët në vijim. /Telegrafi/